Futboll Historiku Sport

SPECIALE/ Botërori 2002: Brazil “fenomenal” i Ronaldos mposht Gjermaninë (FOTO)

Kupa e Botës në Kore dhe Japoni tregoi një futboll në transformim, ku skuadrat e mëdha nuk ishin edhe aq të mëdha dhe skuadrat e vogla treguan se nuk kishin mbetur të vogla. Kështu, përveç Brazilit, që në fund iu gëzua trofeut të pestë të Kupës së Botës, skuadrat e tjera të ashtuquajtura të mëdha dhanë dorëheqjen shumë shpejt nga ky turne. Ra në sy eliminimi që në turin e parë i Francës. Kampionët e botës në fuqi jo vetëm që treguan një futboll aspak spektakolar dhe larg atij të shpalosur në Botërorin shtëpiak katër vite më parë, por skuadra e drejtuar nga Roxher Lemerr nuk arriti të shënonte qoftë edhe një gol në këtë kompeticion.

Sytë te “R”-të

Natyrisht, sytë e të gjithë tifozëve, sportdashësve dhe gazetarëve u përqendruan te treshja e “R”-ve të Brazilit, Rivaldo, Ronaldo dhe Ronaldinjo, pa harruar këtu edhe Roberto Karlosin dhe Kafunë. Madje, ky i fundit arriti edhe një rekord personal që askush deri në atë kohë nuk e kishte arritur. Markos Kafu ishte i vetmi futbollist që kishte marrë pjesë në tri finale radhazi të Kupës së Botës, në SHBA 1994, Francë 1998 dhe Kore-Japoni 2002. Ai ishte gjithashtu i vetmi futbollist i Brazilit që luajti çdo sekondë në ndeshjet e kësaj skuadre në këtë Botëror. Ndërsa Ronaldo, Rivaldo dhe Ronaldinjo ishin në formën më të mirë të tyre sportive, duke dhuruar spektakël të vërtetë në fushën e lojës. Roni u shpall edhe golashënuesi më i mirë i këtij Botërori, me tetë gola, duke marrë dhe çmimin e “Këpucës së Artë”.

Finalja

Ndërkohë që në 1/8-at e finaleve skuadrat dhuruan surpriza shumë të bukura, Brazili udhëtonte i sigurt drejt finales, falë golave të Ronaldos dhe Ronaldinjos. Surpriza e radhës ishte Italia, e cila u eliminua në minutat shtesë të lojës nga një “Golden Goal” i Ahn dhe pas një kontestimi të vazhdueshëm në mënyrën e arbitrimit të takimit nga gjyqtari Moreno. Ndërkohë që humbja 1-0 ndaj Gjermanisë në ndeshjet gjysmëfinale të Japonisë nuk uli aspak entuziazmin e vendësve, të cilët, edhe pse kishin humbur kalimin deri në gjysmëfinale, e konsideruan një rezultat historik. Ndërkohë që Brazili do të gjente përpara sërish Turqinë, që e kishte mundur në ndeshjet e para falë një penalltie shumë të kontestuar të Rivaldos. Por ndeshja mori një rrjedhë krejt ndryshe nga ç’mendonin turqit, të cilët në fund u detyruan të dorëzoheshin përballë Ronaldo & company.

Në finale, verdheblutë do të prisnin Gjermaninë e Oliver Kahnit. Ky i fundit, pas një Botërori pothuajse perfekt, gjunjëzohet para Ronaldos, duke i dhuruar me dorën e tij Kupën e Botës. “Fenomeni” ishte i papërmbajtshëm dhe, pavarësisht një modeli të shëmtuar flokësh, ishte pa diskutim ylli i kompeticionit. Dopieta e tij gjunjëzoi skuadrën e Rudi Fëlerit, e cila ishte thuajse e pafuqishme për të evituar humbjen përballë supremacisë së djemve të Skolarit. “Seleçao” ngriti për herë të pestë në historinë e vet trofeun botëror.

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

Premier League/ Formacionet zyrtare: Arsenal – Newcastle United

Q.Autor

(FOTO LAJM)/ Neymar rikthehet në Barcelonë me modelen Noa Saez (FOTO LAJM)

Delo.autor

ROMA DHE ARSENAL ARRIJNË AKORDIN/ Dy mesfushorët do shkëmbehen me njëri-tjetrin, ja emrat

Delo.autor

Leave a Comment