Futboll Sport

“Sunday Times” zbulon skandalin e Botërorit 2022: Ish-agjentë të CIA punuan për Katarin…

Hije të tjera dyshimi shtohet me caktimin e Kupës së Botës 2022 në Katar. Këtë herë vendi aziatik është sulmuar nga “Sunday Times”, që zotëron dokumente që tregojnë se si komiteti promovues i kësaj veprimtarie ka nxjerrë bërrylat ndaj kandidaturave rivale në vitin 2010.

Në veçanti, Katari ka punësuar një shoqëri komunikimi amerikane, e quajtur “Brown Lloyd Jones”, që sot e ka ndërtuar emrin në “BLJ Worldwideed” dhe ish-agjentë të CIA për të kompromentuar garën e kundërshtarëve, në veçanti SHBA dhe Australia.

Në këtë mënyrë është përdorur një strategji komunikimi për të dhënë përshtypjen se vendet e tjera nuk do të kishin mbështetjen e drejtuesve të futbollit botëror dhe të njerëzve në shtetet përkatëse, duke shkelur në këtë mënyrë rregullat e vëna nga FIFA për procesin e kandidaturave.

Nga Doha vjen menjëherë përgënjeshtrimi i këtyre akuzave: “Ka pasur një hetim dhe i kemi vënë në dispozicion hetuesve të gjitha informacionet në lidhje kandidaturën tonë. Prokurori Michael Garcia pati të gjithë ndihmën tonë dhe nuk gjeti shkelje, sepse kemi ndjekur të gjitha normalet e FIFA-s.”

Related posts

E TRISHTË/ Futbolli shqiptar në zi, ndërron jetë ish-lojtari i Dinamos dhe Kombëtares…

Delo.autor

Si Max Verstappen e çon Daniel Ricciardon te Ferrari në fund të sezonit

Sadik.Autor

SPAL – INTER/ Formacionet: Zikaltrit duan fitoren e katërt radhazi në transfertë

Isa.Autor

Leave a Comment