Futboll Shqipëri Sport

E ARDHMJA MBETET NË DRITËHIJE/ Hysaj me shirit kapiteni, Napoli i bëri dhuratë për rekordin personal

Elseid Hysaj luajti nga minuta e parë në ndeshjen ndërmjet Bolognas dhe Napolit të mbyllur me rezultatin 1-1. Shkodrani zëvendësonte shokun e tij të ekipit Mario Rui sepse trajneri Gennaro Gattuso bëri rotacion.

Interesant ishte fakti që Hysaj mbante në krah shiritin e kapitenit. Mbrojtësi ynë  bëri një paraqitje të mirë dhe në mungesë të Insignes dhe Callejon që u futën në pjesë të dytë dhe Koulibaly që ishte i pezulluar ishte dhe udhëheqësi i skuadrës.

Shiriti ishte dhe një dhuratë për Hysajn, pasi në ndeshjen e luajtur mbrëmë kapi shifrën e 300 sfidave të luajtura në futbollin profesionit. Një shifër shumë impresionuese, ndërsa e ardhmja mbetet me dritëhije për futbollistin tonë.

Related posts

TIFOZËT HARROJNË NDESHJEN/ Bukuroshja SEKSI i “lë pa frymë” me linjat e saj BOMBASTIKE (FOTO)

Isa.Autor

KUPA E GJERMANISË/ Hummels bën sulmuesin dhe zhbllokon sfidën për Dortmund (VIDEO)

Delo.autor

“E DUA MAMIN DHE BABIN”/ Taulant Xhaka do të bëhet baba për herë të parë (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment