Futboll Premier League Sport

SUPER AUBAMEYANG/ Gabonezi shënon 3 gola për 17 minuta para syve të Emery (VIDEO)

Të gjithë trajnerët duan ta nisin mbarë aventurën në klubin e tyre të ri. Dhe starti i Unai Emery mund të thuhet se do të jetë një sukses. Ekipi kundërshtar për miqësoren e parë të sezonit është Boreham Wood, një klub i kategorisë së pestë angleze.

Lojtari që shkëlqeu brenda shumë pak minutave ishte pikërisht Pierre-Emerick Aubameyang. Sulmuesi gabonez ka shënuar një tripletë brenda 17 minutave.

Goli i parë ka ardhur nga 25 metra, një goditje fantastike e afrikanit e cila shkon në trekëndëshin e djathtë.

Nuk vonuan shumë as dy golat e tjerë duke kompletuar tripletën. Një start më të mirë nuk mund ta kishte kërkuar.

Related posts

FUTBOLLI SHQIPTAR NË ZI/ Ndahet nga jeta në moshën 37-vjeçare ish-mesfushori i Luftëtarit… (FOTO)

Delo.autor

“KANË LAJTHIT”/ Kërkesa ABSURDE e PSG për shitjen e yllit të kërkuar nga Juve e Barça

Isa.Autor

LËSHON NJË “PERLË” NGA BËMAT E TIJ/ Shikoni se çfarë bën këtë herë Ibrahimovic (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment