Futboll Sport

SUPER MERKATO/ Nuk ndalet Flamurtari, pret edhe dyshen Cale-Torassa

Një merkato e mirëmenduar, ku priten ende goditje të mëdha. Në Vlorë presin dy lojtarë amerikano-jugorë që janë njëkohësisht edhe goditjet “big”, të dy të njohur për publikun shqiptar. I pari është një emër që ka dalë prej ditësh në skenë, Elton Cale, braziliani që bëri një sezon të mirë vitin e kaluar me Kukësin, ndërkohë që surpriza e madhe është Agustin Torassa.

Fantazistin e qajnë ende te Partizani, ku largimi i tij uli ndjeshëm potencialin sulmues të skuadrës, me Flamurtarin që ka arritur tashmë marrëveshjen me argjentinasin, i cili shumë shpejt do të zbarkojë në Vlorë.

Ilir Daja, ndërsa punon për ndërtimin e një skuadre të madhe, një trajner që ka fituar titullin në Shqipëri me 3 skuadra të ndryshme, në ADN e tij ka gjithmonë ambicien për suksesin.

Related posts

MERR FUND DILEMA/ CASILLAS zbulon se ku dëshiron ta mbyllë karrierën…

Isa.Autor

“GJITHÇKA NDODHI PAS TITULLIT KAMPION/ Mesfushori Eriksen: Largimi i Conte më ka shokuar, se di çfarë po ndodh tek…

Delo.autor

SKENAR I FRIKSHËM I TITULLIT NË ITALI/ Ja kush shpallet kampion nëse skuadrat përfundojnë me pikë të barabarta

F.autor

Leave a Comment