Futboll Seria A Sport

SUPER TRANSFERIM/ Roma zyrtarizon lojtarin që e kërkoi me ngulm INTERI

Roma ka marrë zyrtarisht shërbimet e Malcom. Braziliani bëhet blerja e 11-të e verdhekuqve në këtë verë. Pak ditë më parë Roma shiti Alisson te Liverpool për 63 milionë euro, plus 10 milionë euro bonus, pak a shumë paràtë që kryeqytetasit kanë investuar në merkato.

Për të mposhtur konkurrencën e disa ekipeve angleze, Roma nxitoi të merrte “po” nga Bordeaux. Klubi francez do të marrë 36 milionë euro, ndërsa Malcom do të paguhet me 2.5 milionë euro në sezon për katër vitet e ardhshme.

Malcom Filipe Silva de Oliveira, i njohur si Malcom, ka lindur në San Paolo në Brazil, në vitin 1997 dhe mund të luajë në të dy krahët e sulmit. Në 35 ndeshje që luajti vjet me Bordeuax në Ligue 1 shënoi 12 gola dhe dha 7 asiste.

21-vjeçari është rritur te Corinthians nga ku Bordeaux e bleu në vitin 2016 për 5 milionë euro.

Malcom do të prezantohet zyrtarisht të hënën, ndërsa objektivi i fundit në merkaton e Romës është blerja e portierit të kombëtares suedeze Olsen. Copenaghen kërkon 15 milionë euro…

Related posts

FITOI VENDIN E TITULLARIT TEK BARCELONA/ De Jong premton: Do të rritem çdo ditë që…

Delo.autor

MBËRRIN PËR TË KRYER TESTET MJEKËSORE/ Milan zyrtarizon transfertën e parë në merkato, ja emri

Delo.autor

ADOLFO SORMANI RIKTHEHET TE PARTIZANI/ Trajneri italian firmos për 2.5 vite

F.autor

Leave a Comment