Futboll

FOTO+VIDEO/ Derbi i Beogradit shndërrohet në masakër, prezent në stadium Olsi Rama dhe Gaz Demi

Olsi Rama dhe Gaz Demi kanë qenë të ftuar nga presidenti i Partizanit të Beogradit për të parë derbin e kryeqytetit serb Partizani Beograd-Cervena Zvezda. Por ndeshja nuk ka shkuar ashtu siç pritej sepse brenda sektorit të tifozëve të Partizanit ndodhi një përplasje dhe dhjetëra tifozë u plagosën.

Fillimisht u tha se sherrin e filluan disa tifozë të Zvezdës, të cilët ndodheshin në sektorin e atyre të Partizan-it, por kjo teori u hodh poshtë më vonë.

Ende nuk dihet se kush ishin tifozët që u rrahën nga tifozët e Partizanit dhe u dogjën më mjete piroteknike. Policia arriti të vendosë qetësi pas ngjarjes, por vetëm pasi disa tifozë dhe polica u plagosën dhe u dërguan për spital.

Related posts

“ÇMENDEN” TIFOZËT/ 351 mijë kërkesa për Bayern Munich – Leverkusen

F.autor

VENDIM I PAPRITUR/ Shevchenko largohet nga drejtimi i kombëtares së Ukrainës pas 5 vitesh

Delo.autor

Salihi mbyll sezonin si golshënues, Neustadt nuk ia del në Play Off

Sadik.Autor

Leave a Comment