Futboll La Liga Sport

Superkupa e Europës/ Atletico-Real do të jetë një ndeshje “gjithçka për gjithçka”

Do të jenë të gjithë të pranishëm për finalen e Superkupës së Europës. Është e sigurt “Marca”, që në faqen e parë të gazetës së stome ka shkruar se Atletico Madrid dhe Real Madrid nuk do të kenë asnjë mungesë. Si Loptegeui, ashtu edhe Simeone do të kenë në dispozicion yjet që kanë marrë pjesë në Botëror për sfidën e 15 gushtit, duke përfshirë edhe ata që kanë luajtur në finalen e Moskës.

Mungojnë pak më shumë se dy javë nga ndeshja e parë e madhe e futbollit europian të sezonit 2018/19, ajo që o të zhvillohet mes Real Madrid, fituesja e Champions League, dhe Atletico Madrid, fituesja e Europa League.

Duke parë se ky takim do të luhet më 15 gusht, kanë qenë të shumtë ata që pyesnin veten nëse do të kishte mungesa të rëndësishme në derbi. Sipas të përditshmes spanjolle “Marca:, Varane, Modric, Lucas Hernández dhe Griezmann do të jenë të gjithë në fushë. Do të jetë një finale “Me të gjithë yjet”, sipas gazetës madrilene.

Related posts

ZBULON PRAPASKENËN E GJYSMËFINALES CHAMPIONS/ Rrëfehet James Milner: “Pleshi” më tha gomar i vogël…

Delo.autor

TEUTA-APOLONIA/ Të dyja skuadrat me më të mirët në fushë (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

TË RRIJË APO TË LARGOHET NGA BARÇA? Ramos zbulon dëshirën e tij për Messi

Delo.autor

Leave a Comment