Champions League Futboll Sport

RAKITIC vlerëson ICARDIN pas derbit: E krahason me legjendën e MILANIT

Nuk kanë mbetur edhe shumë orë, pritja po mbaron. Interi ka një provë force në Spanjë, pas rikthimit në Ligën e Kampionëve, konkretisht në “Camp Nou”, ku të besuarit e Spallettit do të sfidojnë Barcelonën. Duke qenë të dyja palët me pikë të barabarta, nga gjashtë të tillë pas dy ndeshjesh, katalanasit dhe zikaltrit luftojnë për vendin e parë në grupin B të Ligës së Kampionëve.

Interi mbërrin në këtë ndeshje me mbingarkesë, pasi arriti të kalojë me sukses derbin e Madoninës, por me Nainggolan të dëmtuar. I intervistuar nga “La Gazzetta dello Sport”, njëri prej protagonistëve të sigurtë në Barcelona-Inter, Ivan Rakitic, ka thënë shumë fjalë të rëndësishme për sulmuesin argjentinas:

“Ai ka kthyer Pippo Inzaghin në Seria A. Mauro është një nga ato sulmues, të cilët shfrytëzojnë çdo mundësi që i krijohet për të shënuar. Shikoni çfarë ka ndodhur me Milanin, në rastin e golit të tij. Nuk ka asgjë të rastësishme”.

Fakti që Icardi luan për herë të parë në Champions tingëllon i çuditshëm për kroatin e Barcelonës: “Kjo më duket si gënjeshtër. Ai është një prej sulmuesve më të mirë në botë. Ivan Perisic më ka thënë se është rritur shumë. E di se sa i rëndësishëm është për Interin. Ekipi dhe shokët e skuadrës kanë besim të patundur në të. Më duket një kapiten i vërtetë, ai që drejton nga rreshti i parë”.

Messi nuk do të jetë, gjë që komentohet kështu nga Rakitic: “Ne po flasim për lojtarin më të mirë në botë dhe ndoshta më të mirin në histori. Eshtë e vështirë për të luajtur pa të. Megjithatë, mungesa e tij është një mundësi për të tjerët”.

Related posts

AVENTURA E 27-VJEÇARIT DREJT FUNDIT/ Tronditet Bayern, ylli i ekipit largohet në fund të sezonit!

Delo.autor

JO VETËM THEO DHE LUCAS HERNANDEZ/ Ja vëllezërit që kanë luajtur bashkë dhe kundër me kombëtaret

Delo.autor

Futbollisti i Kombëtares me të dashur të re/ Lojtari në shoqërinë e këngëtares bukuroshe

Isa.Autor

Leave a Comment