Futboll Sport

SUPERLIGA SHQIPTARE/ Lufta për titullin kampion më e “egër” se kurrë

Kampionati shqiptar pritet të ketë temp tjetër këtë sezon pas dënimit të Skënderbeut. Edicioni i 80-të i futbollit shqiptar pritet të jetë sa i rivalizuar aq edhe i diskutuar sa i takon arbitrimi apo faktorëve të tjerë që kanë të bejnë me terrenet sportive si dhe dhunën në të.

Dukë i parë në optikën e organizimit të merkatos ekipet e vendit tonë tregojnë edhe ambicjet e tyre për sezonin e ri.Skënderbeu, pavarësisht goditjes nga UEFA, po përpiqet të ndërtojë një skuadër kompetitive dhe qoftë dhe për faktin se është kampion në fuqi, nuk mund të hiqet nga radha e pretendentëve.
Kukësi momentalisht mendimet i ka për Europën, por si nënkampion do të jetë aty, duke luftuar për të prekur sërish trofeun, që arriti t’ua rrëmbente korçarëve dy vjet më parë.

Partizani pas shumë e shumë vitesh, shpreson që ky të jetë sezoni i duhur për ringritjen e “të kuqve” në fronin e futbollit shqiptar dhe me pak prekje por të duhurat në merkato mund të konkurrojë denjësisht.
Një Flamurtar i ri që po ngrihet me goditje të bujshme duke marrë ekspertë të luftës për titull në stol e në fushë, ndërsa Tirana që kërkon të evitojë zhurmën, por ëndërron suksesin e madh.

Kampionati që nis pas më pak se një muaji, është që tani grishës për sa i përket luftës për trofeun e kampionit. Një radhë pretendentësh, që premtojnë emocione dhe rivalitet në maksimum, duke lejuar madje edhe një garë me shumë korsi për titullin, si ajo e tre sezoneve më parë.

Merkato që ka ende shumë për të ofruar, por sidomos një Skënderbe që me gjithë respektin, nuk është ai i frikshmi i sezoneve të kaluara, i lejon të gjithë të shpresojnë. Ai që nis në 19 gusht, do të jetë një kampionat ku vështirë të vësh gishtin se cili është në pole position për titullin, një kampionat pa padronë.
Në mes gjithmonë surprizat e mundshme, skuadrat që janë gati që gjithmonë të prishin llogaritë e të mëdhenjve, Luftëtari, Laçi, Teuta dhe pse jo edhe Kamza e Kastrioti.

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

E PAZAKONTË/ Lojtari i Tottenham lë ndeshjen në mes për të shkuar në tualet, Mourinho e ndjek nga pas (VIDEO)

Delo.autor

THA SE DONTE TË SHIKONTE AJAXIN FENOMENAL NDAJ JUVENTUSIT/ Gazetari i famshëm “masakrohet” në Itali

Delo.autor

NDESHJET KUALIFIKUESE PËR “KATAR 2022″/ Guardiola jep alarmin: Premier League duhet të jetë e shqetësuar

Delo.autor

Leave a Comment