Futboll Sport

Surpriza me Gavazajn, në listën e dëshirave të ekipit të Rapidit të Vjenës

Enis Gavazaj mbetet në merkato. Mesfushori me tipare të avancuara do të largohet nga Skënderbeu, madje u përfol për një kalim në Rusi te skaudra e Jenisej, ekip ky i sapongjitur në ligën e parë ruse. Në fakt, u mendua se marrëveshja ishte e mbyllur, por gjërat nuk po konkretizohen.

Në kushte të tilla, mediet austriake publikuan një lajm mjaft interesant. Lojtari i Skënderbeut është në listën e dëshirave të Rapidit të Vjenës. Futbollisti pëlqehet nga trajneri Huteldorf. Rapidi i Vjenës dëshiron të përforcohet dhe lojtari mund të ishte ideal për ta.

Nuk dihet me siguri se ku do të jetë e ardhmja e Gavazajt, pasi nuk dihet me siguri nëse do të përfundojë në Rusi, apo do të marrë një kthesë të papritur drejt Austrisë. I rëndësishëm është fakti që do të shitet dhe do të largohet nga Skënderbeu.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Partizani bën goditjen e radhës, vjen mesfushori që mbylli sezonin me Skënderbeun

Delo.autor

STADIUMI I RI/ FSHF “zbarkon” në Kukës, merret vendimi për ndeshjen ndaj Tiranës

Delo.autor

PRET NJË TJETËR AFRIM NË KLUB/ Laçi gati akordin me mesfushorin që e mbylli me Bylisin, ja emri…

Delo.autor

Leave a Comment