Futboll Kategoria Superiore Sport

RIKTHEHET TEK FITORJA/ Vllaznia mposht Kastriotin në “Loro Boriçi” dhe ngjitet në vendin e tretë

Vllaznia ka marrë një fitore bindëse pasditen e sotme duke mposhtur 3-1 Kastriotin në “Loro Boriçi”.

Ishte një ndeshje e dominuar totalisht nga ana e shkodranëve që nuk e vunë në diskutim fitoren për asnjë moment. Kroati Aralica hapi siparin e golave pas 10 minutash lojë, ndërsa Ardit Hoxhaj dyfishoi vetëm 8 minuta më vonë.

Në të dytën, ishte sërish Hoxhaj që gjeti rrugën e golit duke ndëshkuar krutanët pas një aksioni model. Ajazi ngushtoi diferencat në minutën e 78-të, por vetëm kaq.

Vllaznia rikthehet me fitore në kampionat pas 3 javësh duke u dërguar një mesazh të fortë rivalëve, ndërsa Kastrioti vazhdon krizën duke mos ngritur kokë as këtë javë.

Related posts

Mbyllet Ligue 1, Lion dhe Monaco në Champions. Marseille në Europa League

Sadik.Autor

LIVE/ Champions League: Atletiko shumë e fortë për Monakon, tension në Rusi

Isa.Autor

“EURO 2021″/ UEFA zyrtarizon akordin e ri për Kampionatin Europian, afron si sponsor aplikacionin e njohur… (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment