Futboll La Liga Sport

SURPRIZOI NË BOTËROR/ Mina gati të refuzojë të gjithë për Barcelonën

Yerry Mina pranon se ka marrë disa oferta por do të preferonte të qëndronte te Barcelona për të bindur trajnerin Ernesto Valverde. Lojtari i përfaqësueses kolumbiane ka konfirmuar këtë javë se ka pasur kontakte me Everton për një transferim të mundshëm në Premier League.

23-vjeçari bëri vetëm pesë paraqitje sezonin e kaluar në La Liga dhe vetëm dy prej tyre kanë përfunduar në fitore, teksa paraqitja e tij në humbjen 5-4 ndaj Levante-s ka marrë shumë kritika.

Mina është i vendosur për të vërtetuar se ka shumë për të dhënë dhe thotë se do ta marrë një vendim përfundimtar pas pushimit të tij.

“Kam oferta por dua të arrij suksese te Barça,” shprehet ai për gazetarët kolumbianë. “Për momentin, jam duke shijuar pushimet dhe kur të vijë koha, do të vendos me familjen time për opsionin më të mirë.”

Mina iu bashkua Barcelona-s për 11.8 mln euro nga Palmeiras, dhe ka firmosur një kontratë pesë vite e gjysmë e cila përfshin një klauzolë lirimi 100 mln euro.

Related posts

NBA, Rockets nuk i falin Lakers-at, Warriors tolerojnë ndaj Jazz

Sadik.Autor

“KISHA MERITA TEK GOLI I DYTË”/ Flet talenti Muçi: Pata presion, por Egbo më bëri…

Delo.autor

U SHPALL KAMPION BOTE NË FORMULA 2/ Mick Schumacher: Mezi pres debutimin dhe të garoj kundër Vettel

Delo.autor

Leave a Comment