Futboll Sport

AS MESI AS RONALDO/ Trajneri i njohur zbulon FITUESIN e “Topit të Artë” 

Dider Deshamp e ka fituesin e tij për Topin e Artë. Sipas trajnerit të Francës, në një intervistë për “L’equipe”, këtë vit është Antuan Grizman, që meriton të fitojë çmimin më prestigjioz në futboll në aspektin individual. Francezi, i cili këtë vit fitoi Europa Ligën me Atletikon dhe Botërorin me Francën, ishte një nga emrat më të lakuar në merkaton e kësaj vere, por ai zgjodhi të qëndronte tek Atletiko, që para fillimit të Botërorit.

“Nuk është vetëm Grizman në garë, por ai është një kandidat i madh për ta fituar. Sipas meje, ai e meriton ta fitojë. Topi i Artë do ishte diçka fantastike për të. Kemi parë gjithmonë vetëm 2 emra, Mesin dhe Ronaldon. A e meriton Rafael Varan? Sigurisht që po. Ndoshta mund ta fitojë edhe një mbrojtës këtë çmim, por në përgjithësi e fitojnë sulmuesit. Shpresoj me gjithë zemër që ta fitojë një francez, për faktin se fituan Botërorin.” – deklaroi Deshamp.

Related posts

YLLI I “SKENËS” SË MAN UNITED/ Solskjaer: Skuadra po ndërtohet rreth këtij lojtari…

Delo.autor

TELENOVELA “JASHTËTOKËSORI”/ Në Spanjë zbulojnë takimin, gati firma e Messit me skuadrën e…

Delo.autor

FITORJA E TETË RADHAZI/ PSG mposht Montpellier me dyshen Gueye-Draxler, Donnarumma kthehet në çështje

Delo.autor

Leave a Comment