Futboll Sport

Tabarez: “Franca më e mirë se ne! Tani duhet të ringrihemi”

Përfundoi ëndrra e Uruguait. Trajneri Oscar Tabarez emocionoi të gjithë botën falë grintës dhe dëshirës së tij për të luftuar dhe ndjekur objektivin, trofeun e Kupës së Botës. Trajneri Tabarez, që të gjithë e din se po përballet me një sëmundje në përkeqësim, dukej se kishte harruar të gjitha problemet falë pasionit të tij më të madh, atij ndaj futbollit. Por, kundër Francës, formacioni uruguajan u detyrua të japë lamtumirën Kupës së Botës në Rusi.

Në përfundim të ndeshjes, trajneri komentoi kështu paraqitjen e futbollistëve të tij: “Jemi të trishtuar, të keqardhur, por duhet të ringrihemi. Shumë kombe të futbollit elitar janë larguar nga Botërori përpara nesh. Nuk duhet dramatizuar shumë, ky është realiteti ynë. Ëndrra onë përfundoi, por fakti që turnkeu përfundoi nuk do të thotë se nuk mund të bëjmë më mirë në Kupën e Amerikës. Kemi ëndrra të reja që do të tentojmë t’i realizojmë. Sot, gjatë 20 minutave të para bëmë një përpjekje të madhe fizike, por goli i tyre pati një ndikim madhor në ndeshje. Fola me djemtë gjatë pushimit të ndeshjes, por nuk ia dolëm të rekuperojmë. Skuadra dha gjithçka, por pranoj se Franca luajti më mirë se ne”.

Related posts

(VIDEO) Me Leo Messi-n gjithçka bëhet më e lehtë, tripletë Leganes

Sadik.Autor

SPECIALE/ Botërori 1982: Shkëlqen Brazili, por Paolo Rosi i jep trofeun Italisë (FOTO)

Isa.Autor

NUK KA PAQE PËR REAL MADRIDIN/ Kërcënohet ylli brazilian: Do të sakatoj…

Delo.autor

Leave a Comment