Futboll La Liga Sport

ZBULON DEFEKTET E SULMUESIT BENZEMA/ Domenech: Thoshte jam më i miri, e dua topin në këmbë…

Karim Benzema nuk është sulmues për Real Madridin”. Kundër kësaj fraze, “9” i të bardhëve duhej të luftonte në raste të panumërta. Tani, askush nuk e konteston atë. Kritika e tij më e madhe ishte, nga ana tjetër, virtyti i tij më i madh: gjithmonë kishte një shpirt “10”. Prania e Cristiano Ronaldos e largoi “luanin” nga roli kryesor. Një rol që, me largimin e yllit portugez te Juventusi, e ka trashëguar natyrshëm. Karim nuk e ka humbur shpirtin e tij “10”, por nevoja ia ka mprehur “9” në shpinë. Sidoqoftë, sulmuesi nuk ishte gjithmonë kështu. Të paktën, me fjalët e Raymond Domenech, i cili i dha atij mundësinë e debutimit me Francën.

Ish-trajneri francez i besoi një 19-vjeçari, Karim Benzema, më 23 mars 2007, duke debutuar me “Les Bleus”. Dhe ai shënoi golin e fitores në një miqësore kundër Austrisë (1-0). Partneri i tij ishte një tjetër rishtar, Samir Nasri. Çifti i adoleshentëve u thirr për të udhëhequr Francën për vitet që do të vinin. Karim nuk ka qenë në gjendje ta përfundojë detyrën për arsye josportive (Deschamps e largoi atë pas skandalit me Valbuena).

“Benzema besonte se do ta bënte karrierën e tij duke u kënaqur me pak. Fizikisht është një përbindësh, por nuk e shfrytëzoi gjithë atë potencial që ka. Mjaftonte të thoshte me vete: Unë jam këtu për të shënuar, të tjerët duhet të bëjnë punën. Karim ishte në atë fazë të jetës, kur e konsideronte veten më të mirin, ndaj të tjerët duhej t’ia sillnin topin në këmbë, por nuk ishte i vetmi”, – kujton Domenech në “France Football”.

Ish-trajneri nuk ishte i kënaqur me qëndrimin e atij Benzema dhe këmbëngul në gjykimin e tij për sulmuesin, tashmë veteran: “Ai ishte i shkëlqyeshëm, por kënaqej me pak”. Sidoqoftë, gjithçka ndryshoi më 1 korrik 2009. Real Madrid e bleu për 35 milionë euro. Në Madrid, Cristiano Ronaldo dhe Kaká arritën po atë verë. Në konstelacionin e bardhë kishte yje që ishin më të ndritshëm se Karim. Për më tepër, Gonzalo Higuaín do ta parandalonte që ai të mos konsiderohej titullar i padiskutueshëm në fillim. Këtë luftë të veçantë me “Pipita”, në fund e fitoi.

I riu Karim dinte të merrte rolin e tij dhe Domenech thekson atë aftësi për ta ndryshuar pozicionin në karrierë: “Ai e ka pasur atë inteligjencë për t’iu përshtatur situatës, për ta shfrytëzuar potencialin e plotë. Unë e kam parë atë të tërhiqet edhe për të mbrojtur, të bëjë përpjekje në gjithë fushën, duke ndërruar pozicionet, duke e kërkuar kudo topin…, ndërsa më parë e donte në këmbë nga të tjerët. Karim ndihmoi Ronaldon. Dhe Ronaldo ndihmoi Karim. Portugezi e përmirësoi atë”.

Related posts

‘Nëse shënojmë gol shpejt, kualifikohemi’. Milani beson te përmbysja me Arsenalin

Q.Autor

Më shumë se 50 ndeshje në Champions, ja arbitri që drejton Barcelona-Chelsea

Q.Autor

E ARDHMJA E SPALLETTIT NË DILEMË/ Zbulohet i preferuari i Marottas për stolin e Interit, ja zgjedhja e dytë…

Delo.autor

Leave a Comment