Futboll La Liga Sport

TALENTI PREMTUES/ I pabesueshëm, fenomeni Vinicius Junior i shpjeguar në shifra

Vinicius Junior do të luajë ndeshjen e parë me fanellën e Real Madrid pikërisht kundër Manchester unitet në International Champions Cup. Edhe pse në moshë farë të re, 18-vjeç, lojtari brazilian është premtues për të ardhmen. Ai akumulon një bagazh të madh sportiv pas shpërthimit të tij me Flamengo-n në kampionatin brazilian. Me klubin nga Rio ai shënoi 14 gola si dhe dha 10 asiste në 69 ndeshje me këtë fanellë. Shifrat e tij janë marramendëse për moshën që ka, gjë që shtyu spanjollët e Real Madrid që të paguanin 45 milion euro për shërbimet e tij.

Vinicius Junior për momentin është lojtari me vlerën më të lartë të transferimit për moshat që kanë lindur pas vitit 2000. Sipas faqes së vlerësimit të futbollistëve, “Transfermarkt”, Viniciu Junior vlerësohet 35 milion euro, por trajektorja e tij është në rritje dhe shumë shpejtë do të jetë një nga lojtarët më premtues të futbollit botëror. Ky grafik për Vinicius Junior është i ndërtuar mbi bazën e shifrave që e rrethojnë lojtarin në karrierën e tij.

Ndërkohë që madrilenët i kanë ofruar atij kontratë 7-vjeçare. Siç bëjnë të ditur mediat spanjolle, firma e tij është e vlefshme deri në muajin qershor të vitit 2025. Që do të thotë se ai do të rritet te “Galaktikët”, aty ku kanë luajtur një pjesë e mirë e lojtarëve që kanë shkëlqyer në futbollin botëror.

Related posts

TRAJNERI LAMPARD KËRKON PËRFORCIME/ “Blutë e Londrës” nisin atrativat për sulmuesin e Inter…

Delo.autor

DEKLARATA NË PRAG TË NDESHJES NDAJ BARCELONËS/ Simeone: Kjo gjë më bën të ndihem optimist…

Delo.autor

FAJËSON GJYQTARËT ITALIANË PËR SIMULIMIN E IMMOBILES/ Capello: Mungon aftësia për të kuptuar nëse…

Delo.autor

Leave a Comment