Bundesliga Futboll Sport

FITORE SPEKTAKOLARE/ Dortmund është i frikshëm, Haaland-Sancho e nisin me zjarr

Borussia Dortmundi e ka nisur si duhet Bundesligën duke fituar me rezultatin 3-0 kundër Borussia Monchengladbach. Verdhezinjtë e nisën takimin me një ofensivë krejtësisht të re në moshë, pasi Sancho dhe Haaland nuk diskutohen, por nga minuta e parë luajtën dhe Reyna dhe Bellingham.

Zgjedhjet e trajnerit Favre rezultuan të duhurat, pavarësisht se la në stol Reusin. Ekipi vendas hapi sfidën me 17-vjeçarin Reyna që mori një asist nga 17-vjeçari tjetër Bellingham. Goli i 1-0 lehtësoi ekipin vendas që mori kontrollin e lojës dhe u mbrojt mirë.

Erling Haaland nuk mund të mbetej jashtë festës së ekipit të tij. Ai shënoi me penallti në minutën e 54′ duke çuar rezultatin në 2-0. Goli i tretë u shënua po nga norvegjezi, por pas një kombinimi të mirë me Jadon Sancho. Dyshe e frikshme në sulm për çdo skuadër.

Related posts

PO SHKËLQEN NË BUNDESLIGË/ “Pitbulli” Abrashi rigjen golin, vjen në formë para ndeshjeve të kombëtares (VIDEO)

Delo.autor

U NDËSHKUA ME KARTON TË KUQ NDAJ CROTONES/ Gjykatësi Sportiv merr vendimin për mbrojtësin Calabria, ja dënimi që merr…

Delo.autor

“TËRBOHET” PSG/ 100 milion euro për mesfushorin e Serie A

F.autor

Leave a Comment