Futboll Sport

Taulant dhe Granit Xhaka jo vetëm futbollistë, këngëtari i njohur jep lajmin e madh të bamirësisë (FOTO)

Taulant dhe Granit Xhaka janë dy futbollistë shumë të mirë. Të dy kanë thuajse të njëjtin rol në fushën e lojës, por mesa duket vëllezërit nuk mendojnë vetëm për fushën e blertë.

Këngëtari i njohur Labinot Tahiri, i njohur edhe për veprat e tij të bamirësisë, në një postim në rrjetet sociale tregon një mesazh të marrë nga Taulant Xhaka, i cili dëshiron të bëhet pjesë e një bamirësie, në ndihmë të një vajze, ku deri më tani janë grumbulluar thuajse 50 mijë euro.

“Familja XHAKA

E po kur krenaria nuk ka skaj dhe momentet kur ia dalim në raste të tilla me përgjegjesi të madhe!!! Familja e nderuar Xhaka, na bëri krenarë që e përkrahin aksionin për t’i ndihmuar Aurorës.

Çfarë them, përveçëse se kurrë mos ua harroftë kombi shqiptar gatishmërine që keni treguar për atdheun tonë.

“Yjet” e Futbollit, Taulant Xhaka dhe Granit Xhaka, duan që të kontribojnë për vajzën tonë shqiptare, Aurora Krasniqi.

Respekt pa fund. Deri më tani, gati se është mbledhur shuma 50.000 euro, bravoooo të gjithëve. Vazhdojmë. Sinqerisht, Labinot Tahiri, Ferizaj Kosove e Shqipërisë”, shkruan këngëtari.

Related posts

WOLVES-MANCHESTER CITY/ Guardiola me “artileri të rëndë” në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

PASI I KËRKOI NJË KONCERT/ Ylli i Realit të Madrid nuk po i “ndahet” më Taynës, ja çfarë i bën (FOTO)

Delo.autor

KËRKON PËRFORCIME TË MËDHA NË EKIP/ Barcelona gjen zëvendësuesin e Suarez, merr yllin e Serie A…

Delo.autor

Leave a Comment