Futboll Sport

Tek Tirana nisin “skarcimet”, dyshja afrikane “kërcënon” mesfushorin bardheblu

Përveç blerjeve Tirana duhet të mendojë dhe për lagimet. Me shtimin e ganezëve Winful Cobbiah dhe Vincent Atinga në radhët e bardhebluve në shënjestër për të lënë kryeqytetin është mesfushori nga Uganda Tony Mawejje, i cili ka qenë pjesë e bardhebluve për një sezon. Lojtari kërkohet nga një ekip egjiptian, por drejtuesit e Tiranës nuk duan ta lëshojnë futbollistin e tyre për jo më pak se 170 mijë €.

Në këtë pikë negociatat mes palëve vazhdojnë dhe pas transferimit të dyshes Atinga-Cobbinah nga radhët e ekipit duhet të shitet një i huaj “ekstrakomunitar” dhe Mawejje është kandidati më i mundshëm për të lënë 24-herë kampionët e Shqipërisë. Ai luajti për një sezon me bardheblutë në vitin që ekipi zbriti në Kategorinë e Parë. Afrikani u aktivizua në 11 takime dhe shënoi një gol.

Related posts

PRITJES I VJEN FUNDI/ Kimmich vendos përfundimisht për të ardhmen

F.autor

E BUJSHME NGA GJERMANIA/ Gafë e madhe e Dortmund, harrojnë të marrin në autobus me ekipin Hummels

Delo.autor

Pellegrini: Liverpooli nuk do ta ketë të lehtë në “Olimpico”

Sadik.Autor

Leave a Comment