Futboll Sport

SHARJE DHE KACAFYTJE/ Pakult gati të GODISTE Gjicin pas debatit të ASHPËR

Kukësi vendosi të ndryshonte tra jnerin në një moment shumë delikat. “Divorci” me Peter Pakult ishte si diçka e akumuluar, por “shpërtheu” vetëm një ditë pas ndeshjes së parë me Valetën në “Loro Boriçi”.

Pasi u kapën fillimisht me tone të ashpra, Pakult mësohet se doli nga vetja, duke u çuar nga tavolina dhe shkuar drejt Gjicit gati për t’u kacafytur. Mësohet se të dy nuk duruan dot fyerjet ndaj njëritjetrit, me trajnerin që fliste në gjuhën gjermane. Menjëherë, kreu i klubit urdhëroi që austriaku të dilte jashtë, pasi ishte i shkarkuar.

Më në siklet se kurrë kanë qenë zyrtarët e tjerë të Kukësit, të pranishëm në mbledhjen e së enjtes. Zanafilla dhe qejfmbetjet ishin të hershme, por kreu i klubit u habit më shumë edhe për faktin se në ditën e ndeshjes ndaj maltezëve, Pakult hodhi në fushë një formacion ndryshe nga ai që kishte programuar gjatë përgatitjeve në Slloveni.

Related posts

Merkato, lojtari i Benficas pritet të jetë përforcimi i parë i Interit në janar

Q.Autor

PAS 9 MINUTASH LOJË/ Ylli i Bayern zhbllokon sfidën ndaj “holandezëve”, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

PAS DËMTIMIT TË FRIKSHËM/ Talenti i Romës “shpërthen” në lot, transportohet me barrelë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment