Futboll Sport

Thierry Henry është në listën e Aston Villa për trajner (FOTO)

Thierry Henry është në listën e Aston Villa për të zëvendësuar Steve Bruce, nëse nevojitet një ndryshim, sipas “Daily Mail”. Pronarët e rinj të klubit në fjalë anglez janë të gatshëm të futin para në klub dhe po vendosin nëse dëshirojnë të sjellin menaxherin e tyre.

Henry ishte një ndihmëstrajner për vendin e tretë në Botërorin 2018, Belgjika, dhe është i pasigurt nëse do të jetë i interesuar për stolin e Aston Villa, skuadër e cila militon në “Championship” dhe jo në elitën e futbollit anglez.

Në të vërtetë, këtë javë, Henry zbuloi në Twitter se ai do të largohej nga roli i tij si ekspert i “Sky Sports” për t’u përqëndruar në dëshirën e tij për t’u bërë trajner i ndonjë klubi. Nëse puna te Aston Villa do të ishte interesante për 40-vjeçarin, kjo mbete për t’u parë. Shumë varet edhe nga niveli i investimeve në skuadër, çka Edens dhe Sawiris do të ishin të gatshëm ta bënin pa u kursyer.

Related posts

E PAPRITUR/ Anulojnë miqësoren e programuar, zbulohet arsyeja e vendimit të Vllaznisë

Delo.autor

TALENTI SHQIPTAR DHURON SPEKTAKËL/ Seferi shënon përsëri në kampionatin Zvicerian

Isa.Autor

RIKTHEHEN TEK TRIUMFI/ “Topçinjtë” mposhtin me “POKER” Newcastle në “Emirates”

Delo.autor

Leave a Comment