Futboll Sport

FITOI ÇMIMIN “THE BEST”/ Messi tregon si ka lindur dhe deri ku shkon rivaliteti me CR7

Lionel Messi është lojtari i vitit 2019 i shpallur nga FIFA, e cila i dha mbrëmjen e djeshme çmimin “The Best”.

Gjatë një interviste për faqen zyrtare të FIFA-s, Lionel Messi ka folur për Cristiano Ronaldon, dhe për reagimin e tifozëve kur këta të dy u takuan në ceremoninë e fundit të UEFA-s, ku edhe u tërhoq shorti për Ligën e Kampionëve.

“Për shkak të rivalitetit që është zhvilluar mes nesh gjatë viteve të fundit, sepse njëri kemi luajtur për Barcelonën dhe tjetri për Real Madridin, dhe sepse kemi fituar çmime individuale”, është përgjigjur Messi, në pyetjen pse tifozët janë të befasuar sa herë që ai takohet me Ronaldon në mbrëmjet gala të futbollit.

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” thotë se rivaliteti nuk kalon përtej futbollit, por ambiciet e të dyve në fushën e gjelbër, kanë bërë që të krijohet ai.

“Njerëzit ndoshta mendojnë se rivaliteti shkon përtej futbollit, por nuk ndodh. Ne të dy duam atë që është më e mira për klubet tona dhe asnjëherë nuk dëshiron të humbasë. Është diçka që ne nuk e pranojmë. Kjo është arsyeja pse ekziston ajo konkurrencë mes nesh. Gjëja më e rëndësishme është që ajo të qëndrojë atje, në fushë”, deklaroi Messi.

Related posts

I DHA FITOREN JUVENTUS NË MINUTAT E FUNDIT/ Flet Douglas Costa: Pavarësisht të ftohtit, sot treguam se…

Delo.autor

TESTIMET NXJERRIN RASTE TË REJA/ Pozitiv me Koronavirus edhe drejtori sportiv i klubit shqiptar

Delo.autor

SANTOS/ Të mos fitojë RONALDO asnjë çmim më duket një ABSURDITET total…

Isa.Autor

Leave a Comment