Futboll Sport

Thuchel paralajmëron Buffonin: Konkurrencë e fortë në portë

Ndoshta fjalët e trajnerit të PSG, Thomas Thuchel, nuk i kanë pëlqyer italianit Gigi Buffonit, i cili u transferua në kryeqytetin e Francës për të luajtur të paktën edhe një vit në nivele të larta. I pyetur në konferencën për shtyp se cilin konsideron titullar për portën, gjermani u përgjigj:

“Konkurrenca për këtë rol është shumë e fortë, do të vendos shumë shpejt. Do ta bëj kur të tre portierët që kam në dispozcion të jenë 100% në formë.”

Pyetja, në fakt, ishte provokative, sepse PSG ka pësuar plot 8 gola në dy ndeshje të International Champions Cup.

“Do t’i them Gianluca Spinellit (përgatitësi i portierëve) që të vendosë në vendin tim, – vijoi me shaka Thuchel. –Unë jam shumë i lumtur për cilësinë që kanë portierë e mi. Gigi ka personalitet të madh dhe lidershipin e tij e përcjell të pjesa tjetër e skuadrës. Ka konkurrencë, djemtë kanë gati të luftojnë për këtë rol.”

Related posts

NDER SHUMË I MADH PËR “LOS BLANCOS”/ Griezmann mund të REALIZOJË ËNDRRËN e Perez

Isa.Autor

PO SHKËLQEN ME BRAZILIN NË COPPA AMERICA/ Klubet më të mëdha në “sulm” për Everton Soares, ja ku vendos

Delo.autor

E BUJSHME/ James Rodriguez shkon në Katar, AS zbulon klauzolën e veçantë

Delo.autor

Leave a Comment