Hakan Çalhanollu duket se do të transferohet te Fenerbahçe, nëse kandidati për president Hakan Safi fiton sot zgjedhjet. Përballë është presidenti Aziz Jildrim, që mund të largohet.
Safi u shpreh shkurtimisht: “Marrëveshja me Çalhanollu është mbyllur”. Më parë është shprehur i gatshëm edhe për transferimin e Demiral, Luis Suarez dhe Grinvud.
Ndryshe nga vera e kaluar ku ishte Gallatasaraj që kërkonte Çalhanollu, Interi nuk duket se po pyetet këtë radhë. Pavarësisht se ka një vit të mbetur kontratë, po punohet për transferimin te Fenerbahçe.
Agjenti i Çalhanoglu, Gordon Stipiç, përforcoi zërat: “Në ditët e fundit nuk jam kufizuar vetëm në biseda të thelluara me Safi, por e kam takuar edhe personalisht. Ne jemi miq prej shumë kohësh dhe bisedat tona bazoheshin në një besim të madh. Natyrisht kemi diskutuar për shumë tema dhe disa lojtarë, në veçanti për një. Nëse Hakan Safi fiton zgjedhjet këtë fundjavë, kemi arritur një marrëveshje bazë për lojtarin tim më të rëndësishëm”.
