Futboll Sport

Tirana nuk heq dorë nga Dita, bardheblutë presin edhe Sedat Berishën

Bruno Dita është nën kontratë me Skënderbeun dhe kjo dihet. Megjithatë, shanset për një “divorc” të parakohshëm nuk janë shuar. Nëse ndodh që mesfushori të largohet nga Korça, Tirana mbetet një opsion i mundshëm për lojtarin që më herët ka luajtur edhe për Dinamon, Besën e Teutën.

Kryeqytetasit duan një tjetër mesfushor dhe këtë herë shqiptar, ndaj alternativa të mira konsiderohen pikërisht Dita, por edhe Edon Hasani. Klubi është në pritje edhe të Sedat Berishës.

Ky i fundit ka kërkuar lejen e kalimit nga Vllaznia dhe, nëse e merr, do të vishet bardheblu. Palët kanë zhvilluar një bisedë dhe, nëse fiton “lirinë”, te Tirana e mirëpresin.

Related posts

Kaos në Gjermani/ 10 ndeshje pa fitore për Hamburg, tifozët sulmojnë Mavrajn dhe…

Q.Autor

E BUJSHME/ Ibrahimovic: Wenger te Milan? Ka më shumë shanse rikthimi im…

Isa.Autor

E BUJSHME/ Griezmann jep parashikimin: Ja kush e fiton ‘El Clasico-n’

Isa.Autor

Leave a Comment