Futboll Sport

TJETËR PISTË E NXEHTË/ Pas Trabzonsporit Mavrajn e kërkon klubi i njohur spanjoll

Mërgim Mavraj me shumë mundësi do të largohet nga Hamburgu në këtë merkato, pas periudhës aspak të mirë tek klubi gjerman. 32-vjeçari ka pasur një ofertë konkrete nga Trabzonsporti në Turqi, por ende nuk ka vendosur.

Tashmë, në dritë del një tjetër pistë e nxehtë për mbrojtësin e kombëtares shqiptare. Është klubi i Deportivo La Korunjas në ligën e dytë spanjolle, që e do Mavrajn për projektin e saj, dhe i ka ofruar një kontratë disa vjeçare.

La Korunja ra në këtë sezon nga La Liga, dhe tashmë po nis një projekt të ri për ringritjen e saj, dhe me sytë nga mbrojtja, kërkon Mavrajn në ekip, si garanci për prapavijën.

 

Related posts

LITUANI-SHQIPËRI/ Ndizet sfida, portieri i Lituanisë i mohon golin Seferit (VIDEO)

Delo.autor

FOTO/ Karikatura e ditës: Ronaldo i mbuluar me gjak

Q.Autor

PAS TAMPONIT TË DYTË POZITIV ME COVID-19/ Trajneri i Kosovës: Kam lodhje të lehtë fizike

Delo.autor

Leave a Comment