Futboll Premier League Sport

Arrihet marrëveshja/ Felipe Anderson tek skuadra e madhe angleze për 40 mln euro

Arrihet më në fund marrëveshja mes Lazios dhe West Ham për kalimin e brazilianit Felipe Anderson në Londër. Pas shumë bisedimesh dy klubet kanë gjetur gjuhën e përbashkët mbi bazën e 40 milionë eurove, plus 5 milionë të tjera në formë bonusesh.

Akordi është arritur të shtunën dhe në ditët e ardhshme Felipe Anderson do të udhëtojë drejt Londrës për të kryer vizitat mjekësore me West Ham.

Një shitje e bujshme kjo e Lazios pasi bëhej fjalë për një futbollist që sezonin e fundit ka qëndruar më shumë në stol dhe në tribuna për shkak dëmtimesh sesa në fushën e lojës. Edhe këtu dallohet qartë dora e drejtorit sportiv të bardhekaltërve Igli Tare.

Related posts

SFIDA NDAJ BENEVENTOS/ Lajm i keq për Milanin për festat e fundvitit, kuqezinjtë humbasin për dy javë mesfushorin…

Delo.autor

TIRANA-SKËNDERBEU/ Pas një asist nga Xhixha, sulmuesi Ngo ndëshkon “Korçarët” (VIDEO)

Delo.autor

INTERI NË ALARM/ Perisic tremb tifozët zikaltër, zbardhen klubet pretendente

Isa.Autor

Leave a Comment