Futboll Sport

Totti nuk kursen vlerësimet për Ronaldon: Është i jashtëzakonshëm…

Ka shumë kohë që është jashtë fushave të blerta, por Francesco Totti vazhdon të jetë në kontakt me futbollin. Në një intervistë për “Sky Sport” drejtori sportiv i Romës ka pranuar se Roma nuk mund të thotë jo një ofertë kaq të lartë për të shitur Alisson dhe shpreson se Cristiano Ronaldo ka për të bërë bën mirë për Juventusin.

“Ne po ndërtojmë një ekip të ri për të ardhmen. Do të përpiqemi të forcojmë sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që Roma të mund të garojë për titull.

Alisson? Shifrat e tregut kanë ndryshuar, 75 milion euro për një portier ka ndodhur për herë të parë dhe nuk mund t’i thonim ‘jo’.

Më vjen keq që kemi humbur një nga portierët më të mirë në botë, por do të përpiqemi të ndërtojmë një ekip të fortë pavarësisht. I zhgënjyer për mos përballjen me Cristiano Ronaldon? Jo, unë kam luajtur kundër tij. E kam takuar dhe unë jam i lumtur sepse ai sjell shumë në futbollin italian: ai është i jashtëzakonshëm, më i miri së bashku me Messin.

Ne shpresojmë se ai mund të bëjë mirë edhe këtu dhe se Serie A mund të kthehet në të qenit ashtu siç ishte më parë. A janë tifozët të zhgënjyer? Është normale nëse është e demoralizuar pak tifozët e skuadrave të tjera, por ne duhet të jemi të qetë: objektivi i klubit është që lojtarët dhe tifozët të jenë të lumtur. Të gjithë presin emra të mëdhenj dhe me siguri do të bëjmë më të mirën”, përfundoi Totti.

Related posts

MERKATO E VEÇANTË/ Ish-futbollisti i Lazios afër transferimit tek skuadra ku aktivizohet… kunati

Delo.autor

BJELLORUSI-SHQIPËRI/ Luhet në kushte perfekte, ja si e kuotojnë kompanitë e basteve

Delo.autor

RUSI 2018/ “Gafa” e Leo Messi, Argjentina ecën me gjysmëhapi ndaj Islandës “heroike” (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment