Futboll Sport

TRAGJIKE/ Futbolli i Kosovës në ZI, ndahet nga jeta HAMIT BERISHA

Është ndarë nga jeta ish-futbollistit të skuadrës së Ballkanit të Kosovës Hamit Berisha. Lajmin e ka dhënë klubi nga Suhareka në faqen e tij zyrtare në “Facebook” ku ka shprehur pikëllimin dhe dhimbjen për vdekjen e njërit prej simboleve të “Xhebrailave”.

“Njoftim:

Me dhimbje të thellë kemi pranuar lajmin për vdekjen e veteranit të klubit FC Ballkani, Hamit Berisha.

Me vdekjen e Hamit Berishes, Suhareka ka humbur njërën nga kontributdhënësit që me vite të tëra kontriboi në sportin e Suharekës e në veçanti Klubin e futbollit Ballkan!

Shprehim ngushëllimet më të sinqerta Familjes Berisha, sportistëve, dhe të gjithë qytetarëve të Suharekës.

Varrimi bëhet sot me dt 30.07.2018 ora 16:00 në varrezat e qytetit.

Prehu në paqe baci Hamit !”

Related posts

DERBI I “ZJARRTË” KRYEQYTETAS/ Klubi i Partizanit publikon çmimet e biletave, ja sa kushton (FOTO)

Delo.autor

ZYRTARE/ Ditmar Bicaj nënshkruan me klubin e ri, mbetet në Superiore (FOTO)

F.autor

Efekti Abidal, miraton lëvizjen e parë te Barcelona

Sadik.Autor

Leave a Comment