Futboll Sport

Trajneri belg: Ta mbyllim me fitore, Lukaku në shërbim të skuadrës

“Duam ta mbyllim Botërorin duke dhuruar një emocion pozitiv, duke fituar dhe të ngjitemi në podium”, ka qenë komenti i dhënë nga trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, në prag të ndeshjes për vendet 3-4 që do të luhet ditën e shtunë ndaj Anglisë. “Çdo tifoz belg meriton që të largohet nga ky Botëror si fitues. E njohim mirë kombëtaren britanike, kemi luajtur ndaj tyre në fazën e grupeve, ndaj nuk kemi frikë dhe nuk ka sekrete mes nesh”, u shpreh trajneri i kombëtares belge.

Sfida mes Anglisë dhe Belgjikës do të jetë edhe një përballje e fortë mes Harry Kane e Romelu Lukaku për trofeun e golashënuesit më të mirë. “Nuk na intereson vlerësimi individual, por ai ekipor. Lukaku e ka treguar këtë Botëror se ka luajtur më shumë për skuadrën se sa për të qenë golashënuesi më i mirë. Ai ndodhet këtu për të ndihmuar skuadrën. Ne duam ta mbyllim këtë Botëror në vendin e tretë dhe kjo ka më shumë rëndësi se çdo trofe individual”, tha Martinez.

Related posts

SKANDAL NË TUQI/ Bllokohen 1 mijë tifozë shqiptarë dhe u heqin flamurin

Delo.autor

Teuta “peshkon” në Kroaci, firmos me talentin shqiptar nga Hajduku i Splitit

Isa.Autor

ISLANDË-GJERMANI/ Mesfushori Gorecka: “Pancerat” janë gati për t’i mbytur edhe vikingët

Delo.autor

Leave a Comment