Futboll Seria A Sport

Luciano Spalletti komenton blerjet e reja dhe Ronaldon te Juventusi

Interi po vijon grumbullimin në “Suning Training Center”, ku Luciano Spalletti po stërvit skuadrën me dy seanca në ditë, që prej ditës së hënë.
Zikaltrit do të luajnë nesër në mesditë miqësoren e parë përballë zviceranëve të Luganos, ndërsa tekniku i Interit ka dalë në konferencën për shtyp, ku ka folur për situatën në skuadër dhe natyrisht… Ronaldon.

“Me Ronaldon te Juventusi, në Serinë A, luhet për vendin e dytë”. Jeni dakord me këtë shprehje që po qarkullon tashmë në Itali?
Ronaldo është një futbollist që do të rritë shumë shikueshmërinë e Serisë A, pro edhe do të përmirësojë cilësinë e kampionatit tonë. Gjithsesi kjo shprehje nuk mund të ekzistojë, nëse ne nuk e pranojmë. Seria A ka qenë një nga kampionatet më të forta dhe nëse duam të rikthehemi sërish në ato nivele, nuk mund ta bëjmë këtë, duke pritur të dobësohen rivalët, por duke u përforcuar më shumë se ata. Në këtë pikë, afrimi i Ronaldos është një lajm shumë i mirë.

Sa i kënaqur jeni me merkaton e Interit deri tani dhe a besoni se do të luftoni për titull?
Ne kemi afruar lojtarë në pozicionet ku kemi pasur nevojë dhe po vijojmë punën ende, për të krijuar një grup me 20 lojtarë të fortë, të aftë për të ndryshuar fatet e një ndeshjeje. Vetëm kështu do të jemi mes skuadrave që luftojnë për titull, por do të synojmë të shkojmë sa më larg edhe në Ligën e Kampionëve. Në 5 ditët e para të stërvitjes jam shumë i kënaqur për atmosferën që kam brenda grupit, pasi të gjithë lojtarët ndjejnë ngjyrat e klubit dhe janë të bashkuar.

Çfarë mendimi keni krijuar për afrimet e reja?
Lautaro Martinezs është një sulmues shumë i fortë, që mund të luajë i vetëm në majë, por mund të luajë pa problem edhe me Icardin. Di të marrë mjaft mirë topin me shpinë nga kundërshtari dhe të futet mes mbrojtësve, ndërsa ka një nuhatje të mirë për golin. De Vrij është tashmë një ekspert dhe ka aftësinë që topat e rikuperuar, t’i fusë menjëherë në lojë. Asamoah është një futbollist i kompletuar dhe ekspert, ndaj jam i bindur që do të na shërbejë shumë këtë sezon. Polittano është një lojtar që ecën shumë shpejt me topin në këmbë, godet mirë nga distance dhe driblon për të krijuar superioritet numerik. Për Nainggolan nuk kam çfarë të them, pasi ka dhënë më të mirën kudo ku ka luajtur dhe ka spikatur me formën e tij. Sa i përket Salcedos, është i ngjashëm me Karamoh, pasi të driblon sa herë të dojë.

Cila do të jetë skema me të cilën do të rreshtohet Interi i këtij sezoni?
Ne kemi punuar gjithë këtë javë për skemën me 4 mbrojtës, por deri në fillim të sezonit duam të perfeksionojmë edhe mbrojtjen me 3 apo 5, sipas rasteve. Kemi lojtarë fondamentalë, që mund të na ndihmojnë të aplikojmë këto skema, si Perisiç dhe Candreva, që janë sulmues krahu, por që vijnë shumë mbrapa për të mbrojtur dhe e bëjnë këtë në mënyrën e duhur. Duam që të kemi një Inter të bukur dhe të aftë për të ndryshuar vazhdimisht gjatë ndeshjes, për të tentuar fitoren në mënyra të ndryshme.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Real Madrid-Granada. Rezultati 3-2

Delo.autor

SERIE A/ Tjetër afrim për Romën, vjen një mbrojtës nga Porto

Sadik.Autor

PIOLI MERR LAJME TË KËQIJA/ Tre titullarët e Milan-it në dyshim për sfidën ndaj Lazios, ja emrat…

Delo.autor

Leave a Comment