Futboll Sport

TRANSFERIMET STRATOSFERIKE/ Ja ku pozicionohet Cristiano Ronaldo…

Kristiano Ronaldo është pa diskutim lëvizja e kësaj merkatoje, së paku deri në këto momente. Portugezi u largua për shifrën e 105 milion eurosh, duke qenë blerja më e shtrenjtë në Seri A. Më parë bardhezinjtë kishte shitur Pol Pogban tek Mançester Junajtitd, për të njëjtën shifër. Nëse bëjmë një listë me emrat me transferimet më të shtrenjta, pa diskutim kalim i Nejmar tek PSG është ai që zë vendin e parë me plot 222 milion euro.

Sërish PSG është skuadra që ka kryer transferimin e dytë më të shtrenjtë, pasi mori Kilian Mbape për 180 milion euro. Në vendin e tretë është transferimi i Filipe Kutinjos nga Liverpul tek Barcelona, për shifrën e 120 milion eurosh. Më pas vijnë me radhë Dembele, Pogba dhe Ronaldo në shifrën e 105 milion eurosh.

Në 4 vendet e fundit është transferimi i Bejlti nga Totenhem tek Real Madrid për shifrën e 100 milion eurosh, për të shkuar te transferimi i Ronaldos nga Junajtitd tek “galaktikët” për 94 milion euro. Në dy vendet e fundit janë Higuain dhe Lukaku, të cilët respektivisht kanë kushtuar nga 90 dhe 85 milion euro.

1- Nejmar nga Barcelona tek PSG për 222 milion Euro

2- Mbape nga Monako tek PSG për 180 milion Euro

3-Kutinjo nga Liverpul tek Barcelona për 120 milion Euro

4-Dembele nga Dortmund tek Barcelona për 105 milion Euro

5-Pogba nga Juventus tek Mançester Junajtitd për 105 milion Euro

6-Ronaldo nga Real Madrid tek Juventus për 105 milion Euro

7-Bejl nga Totenhem tek Real Madrid për 100 mijë Euro

8-Ronaldo nga Mançester Junajtit tek Real Madrid për 94 milion Euro

9-Higuain nga Napoli tek Juventus për 90 milion Euro

10-Lukaku nga Everton tek Mançester Junajtit për 85 milion Euro

Related posts

Allegri humbet Cuadradon: Nuk do të jetë në dispozicion

Q.Autor

NDËRHYRJE HORROR/ Ja momenti mbrojtësi Ozdemir godet kundërshtarin me takë në fytyrë (VIDEO)

Delo.autor

“MENDOVA SE DO TË ISHA I LUMTUR”/ Neymar rrëfen për rikthimin e mundshëm tek Barcelona më 2019

Delo.autor

Leave a Comment