Futboll Sport

Tre arsyet përse Franca fiton Kampionatin Botëror… (DETAJE)

Dy fjet pas finales së Europianit, Franca përgatitet për një tjetër finale, me shpresën se përfundimi do të jetë i ndryshëm.

Bëhet fjalë për një shans të ri për trofe, megjithatë, sipas “France Football”, francezët duhet të jenë optimistë dhe për këtë kanë më shumë se një arsye.

1- FRANCA E MORI MËSIMIN

“Ajo që nuk na vret, na bën më të fortë”, thotë një shprehje e vjetër. “Gjelat” dolën të dërrmuar nga Europiani i dy viteve më parë. Pasi eliminuan Gjermaninë, finalja kundër Kristiano Ronaldo me shokët dukej thjesht formalitet, por ja që Portugalia i dha një mësim, të cilin Didier Deschamps dhe të tijtë duken se e kanë përvetësuar. Solidë në mbrojte dhe tejet efikasë në sulm, kombëtarja franceze ka mposhtur pa shumë vështirësi të gjitha pengesat që hasi rrugës drejt finales, paçka se njëra syresh ishte Argjentina e Leo Mesit. Nëntë nga 23 lojtarët që përbëjnë organikën ishin të grumbulluar edhe dy vjet më parë, ndaj shija e hidhërimit është një koncept, të cilin edhe pse nuk e kanë provuar shumica, e njohin që të gjithë në skuadër.

2- FRANCA KA FITUAR PJEKURI

Që prej 2014-ës, Loris, Varan, Pogba, Matuidi, Griezman dhe Zhiru janë titullarë të Francës. Që të gjithë ishin garanci talenti edhe në Botërorin e katër viteve më parë, por përvoja e grumbulluar me kohën shton pjekurinë në gjirin e skuadrës së Didie Deshampit. Që nga ajo kohë, Varan ka fituar tre “Champions” më shumë, Pogba ka dominuar me Juventusin në Itali, Loris dhe Totenhemi i tij respektohen nga e gjithëEuropa dhe Grizman më në fund fitoi trofe me Atletikon. Shumë fitimtarë në grup rrisin etjen për sukses dhe qetësinë te të tjerët, që gjithsesi janë lojtarë si Mbape apo Pavar, që ndoshta nuk kanë fituar shumë, por me siguri e dinë sesi fitohet. N’Golo Kante dhe Korentë Toliso plotësojnë tablonë së bashku me Olivie Zhirusë, që bagazhin e ka të madh falë përvojave tek Arsenali dhe Çelsi.

3- FRANCA KA KILYAN MBAPPE

19-vjeçari, një verë më parë shitej 180 milionë nga Monaco te PSG-ja. Talenti, shpejtësia, driblimet dhe golat e tij janë arma shtesë e Francës, me gjithë respektin për Mandzukicin. Sulmuesi i ri mund të jetë “Topi i Artë” i ardhshëm dhe njihet botërisht si njeriu që mund t’i vjedhë fronin Messit dhe Ronaldos. Argjentinasi e ka pagëzuar me kohë si pasardhës, por një Kupë Bote, për më tepër në këtë moshë do të detyronte edhe CR7-ën që të ndryshonte mendim.

Related posts

Rrëfehet Guardiola: Në TV shoh vetëm 3 skuadra, por jo Bayern

Q.Autor

SI NDIKOI TRADHËTIA E PIKE NË KARRIERËN E SHAKIRËS? Këngëtarja merr vendimin drastik

F.autor

BARÇA NË FESTË/ Shtypi katalanas ngazëllehet për “manitan” ndaj REALIT

Isa.Autor

Leave a Comment