Futboll Sport

Triumfi i Francës, një “homazh” edhe për Afrikën. Lojtarët kryesorë të “gjelave” kanë rrënjë afrikane

Afrika nuk ka arritur asnjëherë në histori të triumfojë në Kupën e Botës.

Madje, rezultati më i mirë është çerekfinalja me Kamerunin në vitin 1990, Senegalin më 2002-in dhe Gana në 2010-ën.

Megjithatë, Afrika mund të krenohet se disa djem me prejardhjen nga ajo tokë sot janë kampionë botë.

Triumfi i Francës është një homazh edhe për kontinentin e zi.

14 nga 23 lojtarët që e përfaqësueses franceze i kanë rrënjët në Afrikë.

Samuel Umtiti ka lindur në Kamerun dhe është i lidhur ngushtë më këtë vend, pavarësisht se gjithnjë ka përfaqësuar “gjelat” dhe jo “luanët e pamposhtur”.

Lojtari i ri më i mirë i Botërorit Kilian Mbappe është i lindur në Francë, por babai që është njëkohësisht edhe menaxheri i tij është me kombësi kongoleze.

Paul Pogba është i lidhur ngushtë me ngjyrat e Francës, por në thelb është nga Guinea dhe vëllezërit e tij luajnë për përfaqësuesen afrikane

Babai i Blaise Matuidi i ka shpëtuar luftës civile në Angola duke u transferuar në Francë, aty ku lindi edhe djali i tij që më pas do të ngrinte lart trofeun e Kupës së Botës.

N’Golo Kante është me origjinë nga Mali.

Po ashtu si Sidibe, ndërsa babai i N’Zonzit është kongolez.

Me origjinë nga ky vend është edhe Kimpembe, ndërsa portieri Steve Mandanda ka lindur pikërisht në Republikën Demokratike të Kongos.

Babai i Corentin Tolliso është nga Togo, ndërkohë Algjeria bëri maksimumin që Nabil Fekir të luante për ta, por futbollisti i Lionit zgjodhi Francën.

Benjamin Mendy është me origjinë nga Senegali, kurse Rami nga Maroku.

Ousmane Dembele e ka të atin nga Mali, ndërsa e ëma është nga Mauritiana.

Kampionët e botës kanë bërë krenar edhe mbarë kontinentin afrikan.

Related posts

NUK U GRUMBULLUA NGA ARGJENTINA/ “Shpërthen” Di María. Flet për pezullimin, Messin dhe CR7

Delo.autor

“PLESHTI” ËSHTË JASHTË GARËS PËR “TOPIN E ARTË”/ Ronaldo ka një shans të madh, ja si mund ta fitojë

Delo.autor

Sot përcaktohen 8 skuadrat çerekfinaliste në Europa League, Milani kërkon përmbysjen

Q.Autor

Leave a Comment