Futboll Seria A Sport

TRONDITET FUTBOLLI ITALIAN/ Prokuroria kërkon dënim të rëndë për klubin e Serie A

Prokuroria ka kërkuar një dënim me heqjen e 2 pikëve për Parmën në lidhje me çështjen e hapur për mesazhet e dyshimta në “Whatsapp” të dërguara nga Emanuele Kalaio para ndeshjes me Specian për disa lojtarë të ekipit kundërshtar.

Po ashtu, është kërkuar edhe heqja e 6 pikëve në kampionatin e ardhshëm, por në rast se kjo kërkesë e Prokurorisë miratohet, atëherë Parma do t’i jepte lamtumirën Serisë A. Një dënim i rëndë është kërkuar për sulmuesin Kalaio, 4 vjet përjashtim nga aktivitetet, për tentativë manipulimi.

Sipas Prokurorisë, mesazhet e Kalaio kishin si qëllim që të pengonin lojën e ndershme të disa lojtarëve të Specias, në mënyrë që Parma të ngjitej në Serinë A.

Vetë sulmuesi ishte i pranishëm në seancë, ashtu si dhe avokati i klubit emilian.Kalaio duhet të paguajë edhe një gjobë prej 50 mijë eurosh, nëse Gjykata vendos që ta pranojë kërkesën e Prokurorisë. I interesuar direkt për këtë çështje është Palermo, që do të luante në Serinë A sezonin e ardhshëm, nëse Gjykata dënon Parmën.

 

Related posts

Neuer: Një rezultat i mirë, ai e vërtetoi se është një bishë

Delo.autor

E BUJSHME/ “Shpërthimi” i Contes pas humbjes me Bolognan, ja 6 lojtarët që do largohen nga Interi

Delo.autor

“E PAMUNDUR AJO QË KËRKOJNË”/ Acerbi: Të rinisë sezoni, por vetëm nëse është futboll i vërtetë!

Delo.autor

Leave a Comment