Futboll Seria A Sport

TRONDITET JUVENTUSI/ Bardhezinjtë zyrtarizojnë shitjen e mesfushorit (FOTO)

Juventus ka zyrtarizuar shitjen e Rolando Mandragora te skuadra tjetër italiane Udinese, për 20 milionë euro, edhe pse kanë futur në marrëveshje një klauzolë që e lejon riblerjen e tij.

21-vjeçari, i cili debutoi me kombëtaren e Italisë gjatë humbjes 3-1 ndaj Francës në miqësoren e muajit të kaluar, ka qëndruar dy vjet te Juventus, që kur u ble nga Genoa në vitin 2016, por ka luajtur vetëm një ndeshje zyrtare me “Zonjën e Vjetër”.

Në sezonin e kaluar ai ishte i huazuar te Crotone me të cilën luajtur 36 ndeshje dhe shënoi dy gola.

Mandragora ka firmosur për katër vite me Udinese, por Juventus mund ta marrë sërish brenda dy viteve të ardhshme për të njëjtën shumë, 20 milionë euro.

Related posts

Arriti fitoren e parë në kampionat, DURO tregon suksesin: Gjeta gati lojtarët

Isa.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ PSG ndan pikët me Club Brugge në debutimin e Messit

Delo.autor

ZIDANE KËRKON TË QËNDROJË/ Real Madrid ofron 100 milion euro për sulmuesin e Inter

Delo.autor

Leave a Comment