Futboll Seria A Sport

SFIDA NDAJ JUVENTUSIT/ Ancelotti: Dua të konkuroj me “Zonjën e Vjetër”, përndryshe nuk…

Carlo Ancelotti, sapo u hodh shorti (u përcaktua kalendari) i Serie A, e kishte rrethuar me të kuqe këtë datë, siç mund të kenë bërë ndoshta të gjithë tifozët e Napolit. Ai shpresonte të luante ndeshjen e madhe të dielën, po të ishte në një situatë ndryshe në klasifikim, në raport me bardhezinjtë, por kjo qasje mungon.

Pavarësisht nga kjo, ish-trajneri i Real Madridit do të marrë disa kënaqësi këtë sezon me Napolin. Ai e di mirë, megjithatë, se beteja për titullin kampion është e mbyllur, edhe pse jo matematikisht. Juventusi po marshon i pari dhe i pandalshëm drejt finishit.

Duke folur për “La Stampa”, Ancelotti ka nënvizuar ndër të tjera: Renditja e Serie A nuk është e gënjeshtërt. Kjo për meritë të Juventusit dhe të metat tona. Bardhezinjtë janë mbi mesataren, ne më poshtë. Kemi humbur disa lojra, por kemi zhvilluar një kampionat të mirë. Gjithçka duket se përcaktohet nga gara e jashtëzakonshme e Juventusit“.

Napoli me siguri nuk do të jetë ekipi më i fortë, që Carlo Ancelotti ka drejtuar në karrierën e tij, por mentaliteti i tij është që të ketë të njëjtin sukses kudo: “Dua të konkuroj me Juventusin, përndryshe nuk do të vija këtu. Ky ekip mund dhe duhet të ketë sukses. Grupi i lojtarëve është më pak cilësor se ata që kasha te Real Madridi, Bayern Munich apo Chelsea, për shembull, kështu që duhet të punojmë më shumë. Kjo përvojë më kujton atë në Milano. Presidenti De Laurentiis është si Berlusconi, e drejton klubin si një familje e madhe. Dhe unë ndihem një pjesëtar i familjes. Fitimi i titullit nga Napoli? Herët a vonë, kjo do të ndodhë, unë jam i sigurt“.

Carlo Ancelotti e përfundon deklaratën e tij, duke u ndalur edhe te Napoli si qytet, si atmosferë. Trajneri i njohur mendon se është ambienti i përsosur për dikë si ai: Ky qytet nuk të transmeton tensione, por shumë dashuri, edhe nëse gjërat nuk shkojnë mirë. Në Napoli ka një atmosferë entuziaste, njerëzit nuk e marrin veten shumë seriozisht. Dhe ka më pak probleme se sa duket nga jashtë”. 

Related posts

Zidane krahason Asension me Messin/ Është një djalë i talentuar

Sadik.Autor

POZA BËHET VIRALE/ Patrick Kluivert po kujdeset për De Jong-un në Barcelonë (FOTO)

Delo.autor

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN ITALIAN/ Broja zbulon të ardhmen: Sezonin tjetër do luaj në…

Delo.autor

Leave a Comment