Futboll Sport

Tuchel kërkon përforcime te Paris Saint-Germain

Me një ekip të mbushur me të rinj, sidomos në fund të ndeshjes, PSG humbi 5-1 ndaj Arsenal dhe Thomas Tuchel ka ngritur zërin duke kërkuar përforcime.

“Ka shumë përgjegjësi mbi shpatullat e Lassana, Adrien dhe Nkunku. Ata japin gjithçka në fushë dhe për momentin kjo ka rëndësi.

“Mundohemi të shmangim dëmtimet për shkak të punës me intensitet të madh që po bëjmë. Askush nuk do të humbasë por kur sheh formacionin përpara ndeshjes, e kupton që nuk kemi asnjë shans.

“Për momentin grupi është shumë i vogël, sidomos në mbrojtje, prandaj duhet të shtojmë lojtarë në ekip.

“Mbase edhe unë kam gabuar. Jam treguar shumë optimist dhe kam dashur të kontrollojmë lojën. Lojtarët janë stërvitur mirë por përballë kishim një ekip të Premier League, kualiteti ishte shumë i lartë për të dominuar lojën.

“Bëmë shumë gabime dhe ky nuk është faji i lojtarëve, ata dhanë maksimumin.”

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Luftëtari-Partizani. Rezultati 0-1

Delo.autor

Ramos karikon skuadrën: Duhet me çdo kush ta fitojmë ‘El Classicon’

Q.Autor

RUSI 2018/ Senegal-Kolumbi, barazimi mjafton për afrikanët

Sadik.Autor

Leave a Comment