Futboll Sport

Merkato fut Europën në ekuilibër të plotë…

Botërori në Rusi duket se ka vënë baraspeshën në nivel klubesh në Europë. Një baraspeshë e përcaktuar edhe nga merkato, që do të thotë se Champions sivjet mund të fitohet nga ekipet angleze, spanjolle, italiane, gjermane apo franceze. Shanset në letër janë të njëjta.

Me blerjet e Cristiano Ronaldo, Emre Can, Cancelo dhe Perin, Juventus ka eklipsuar largimin e Buffon, pas 17 vitesh. Ardhja e “CR7” për 100 milionë euro tregon pikërisht fiksimin e familjes Agnelli për të fituar Champions League, pas shtatë titujsh radhazi në Serie A.

Gjithashtu, Liverpool ka qenë protagonist në merkato me 79 milionë euro të shpenzuara në janarin e kaluar dhe 194 milionë gjatë kësaj vere, për një total prej 272 milionë eurosh.

Alisson, Van Dijk, Fabinho, Naby Keita dhe Shaqiri janë emrat që “e detyrojnë” trajnerin Klopp të synojë titullin kampion në Angli, që mungon që nga sezoni 1989-90. “Kërkoj ndjesë për deklarata e mia, dy vjet më parë, kur nuk mendova se një futbollist kushtonte 100 milionë euro, në rastin e blerjes së Pogba nga Manchester United. Kam ndryshuar mendim, për të fituar duhen parà,” – deklaroi gjermani.

Nga ana tjetër, Manchester United ka marrë vetëm tre përforcime Fred, Diogo Dalot dh Grant, por merkato për të mbetet e hapur. “Për momentin jemi në gjendje të luftojmë për titullin në Premie League, por na duhet ende dikush tjetër për të fituar në Champions,” – tha Mourinho.

Merkato në Premier League mbyllet më 9 gusht, teksa Manchester City ka marrë Mahrez, Chelsea ka marrë Sarri dhe Jorginho, Arsenal ka marrë Sokratis, Leno dhe Lichtsteiner, ndërsa për Tottenham ishte një arritje konfirmimi i Pochettino, Eriksen, Kane dhe Alli.

Mes ekipeve që mund të fitojnë Champions League është edhe Paris SG, që për të respektuar “fair play financiar” ka marrë vetëm portierin Buffon, por Neymar, Mbappe dhe Cavani janë më shumë se një garanci.

Bayern, me trajnerin e ri Kovac, ka marrë Goretzka dhe Alphonso Davies.

Related posts

ANKOHEN NË APEL KAMPIONËT E PREMIER/ Manchester City kundër hetimit të UEFA-s: Këto akuza janë të…

Delo.autor

Klasikja Bayern Munich-Real Madrid; sonte luhet finalja përpara Kievit…

Sadik.Autor

Juventusi shumë afër transferimit të Emre Can nga Liverpooli

Sadik.Autor

Leave a Comment