Futboll Sport

U SHARKUA nga klubi, Fassone mund të PADISË Milan

Marco Fassone dhe Milan mesa duket mund të përfundojnë në sallë gjyqi, pasi ish-CEO është shkarkuar nga pronarët e Elliott Management.

Ish-drejtuesi i Inter është emëruar nga Yonghong Li, por është shkarkuar ditën e shtunë nga bordi i ri.

Tuttosport beson se Fassone-s i është kërkuar të largohet gjatë një takimi në Londër javën e kaluar, por ai ka refuzuar.

Gazeta beson gjithashtu se lidhjet me ish-pronarët kinezë kanë qenë pjesë e arsyes.

Gazzetta dello Sport raporton të njëjtën gjë, duke deklaruar se Fassone i kishte dhënë ose ishte duke i dhënë vetes së tij një rritje rroge, megjithëse klubi ndodhet në situatë delikate financiare.

Elliot për momentin nuk duhet të paguajë kompensim. Por Fassone mund t’i padisë.

Related posts

SALAH NJË HAP LARG SHKRIMIT TË HISTORISË/ 1 gol i duhet për të hyrë në “Klubin e 100-ve” në Premier League

Delo.autor

TRIUMF MADHËSHTOR/ Juventus fiton Superkupën e Italisë, “Përbindëshi” Ronaldo shkruan historinë

Delo.autor

Spanja në modë/ Një tjetër shqiptar drejt La Ligës

Sadik.Autor

Leave a Comment