Futboll Sport

Zbulohen maskotat e Olimpiadës “Tokio 2020”

Janë prezantuar zyrtarisht për mediat dy maskotat e Lojërave Olimpike 2020 që do të zhvillohen në Japoni. Miraitowa dhe Someity, janë këta emrat e tyre, kanë bërë debutimin zyrtar gjatë një eventi të organizuar në Tokio, qytet që do të presë Olimpiadën e ardhshme, nga 24 korriku deri në 9 gusht të 2020.

Bëhet fjalë për dy personazhe që do të mbajnë veshje të cilat rikthejnë në vëmendje traditën japoneze, i pari me një motiv me katrorë dhe drejtkëndësha blu në të bardhë, dhe tjetri me të kuqen si temë që merr frymëzimin nga lulet e qershisë, një pemë jashtëzakonisht popullore në Japoni.

Miraitowa dhe Someity, u përzgjodhën nga një listë të përbërë nga tre propozimet finale që ishin ideuar nga fëmijët e shkollave fillore japoneze, me dizenjatorët që u shprehën se të dyja maskotat mishërojnë traditë, të ardhmen, dhe bukurinë e Japonisë së ditëve të sotme.

Related posts

Golden State luan si kampion, mund Houston, kampioni del në finalen e shtatë (VIDEO)

Sadik.Autor

Zielinski, gati rinovimi deri në vitin 2022 me Napolin

Sadik.Autor

PRITET INAGURIMI TEK NAPOLI/ Stadiumi “San Paolo” është gati për sfidën…

Delo.autor

Leave a Comment