Futboll Sport

UEFA është e sigurt, titullin kampion nuk e ka fituar Skënderbeu (FOTO)

UEFA përjashtoi me 10 vite nga të gjitha kompeticionet europiane skuadrën e Skënderbeut, por mesa duket, inati i tyre me klubin korçar është më i thellë se një dënim për ndeshje të dyshimta.

Megjithëse korçarët u shpallën kampion këtë sezon në Kategorinë Superiore, ku në fushë nuk e vunë në diskutim asnjë moment diktatin e tyre, UEFA është e sigurt që titullin e ka fituar Kukësi.

Në fakt, pjesëmarrja e Kukësit në Ligën e Kampionëve, i ka bërë konfuzë drejtuesit e UEFA-s, pasi aty duhet të ishte skuadra kampione.

Megjithatë, ishte vetë UEFA ajo që dënoi Skënderbeun dhe duhet të dijë se Kukësi nuk po luan në Europë si skuadra që është renditur e para.

Në njoftimin që UEFA ka bërë në sajtin zyrtar për ndeshjen mes Kukësit dhe Karabakut, shkruhet: Kukësi, kampion i Shqipërisë do të përballet me kampionin e Azerbaixhanit, Karabakun.

Kjo nuk është hera e parë që UEFA e konsideron Kukësin kampion në Shqipëri, duke qenë se edhe në njoftimet e tjera, verilindorët janë “shpallur” kampion nga ky institucion, i cili duhet të ndërhyjë në staf, për të marrë njerëz më të përgjegjshëm.

Related posts

REAL MADRID-AJAX/ “Miqtë” nuk dinë të ndalen, shënon Schone

Delo.autor

Chelseat duhet të bindë Hazardin dhe Courtois të qëndrojn te klubi londinez

Sadik.Autor

PREMIO SPECIALE/ Ja shifra e majme që do të përfitojë Strakosha nëse Lacio merr… titullin

Delo.autor

Leave a Comment