Champions League Futboll Sport

CHAMPIONS LEAGUE/ Kukësi-Qarabag do të gjykohet nga një norvegjez papërvojë

Kukësi vazhdon me përgatitjet për ndeshjen e parë në turin e dytë të Champions League kundër Qarabag në “Loro Boriçi”. Ky takim do të zhvillohet në Shkodër, me datë 25 korrik, në orën 19:00 dhe trajneri Armando Cungu e ka të gatshëm të gjithë grupin e futbollistëve. Qeveria që drejton futbollin në Evropë ka përcaktuar gjyqtarët që do të vendosin drejtësi në këtë përballje. Arbitri që do të gjykojë këtë takim është norvegjezi Ola Hobber Nilsen, ndërsa do të ketë ndihmën e asistentëve Harald Gronivik dhe Oskar Isaksen, ndërkohë gjyqtar i katërt do të jetë Kai Erik Steen. Hobber Nilsen e ka marrë stemën e FIFA-s në vitin 2015, por nuk ka shumë eksperiencë në arenën ndërkombëtare.

Kjo do të jetë ndeshja e dytë e tij për kualifikueset e Champions League pas asaj të vitit të kaluar ndërmjet Maribor dhe HŠK Zrinjski Mostar, takim i cili përfundoi në barazim 1-1. Nilsen ka gjykuar një ndeshje në Europa League dhe 3 takime në kualifikueset e Europa League. Pjesën më të madhe të karrierës e ka kaluar në kampionatin norvegjez, ndërsa kjo do të jetë hera e tij e parë që gjykon një ekip shqiptar. Sa i përket Kai Erik Steen, ai nuk është një arbitër i panjohur, pasi vitin e kaluar ka gjykuar ndeshjen ndërmjet Sant Julia dhe Skënderbeu, që u zhvillua për turin e parë kualifikues të Champions League.

Related posts

EURO 2020/ Reja bën ndryshime në formacion, ndaj Islandës ulet në stolin rezervë…

Delo.autor

REKORD/ Spektakël në Premier League, 4 gola për 6 minuta

Delo.autor

E PAPRITUR/ Drejtoi një JETË të tërë ekipin e madh, trajneri i njohur bën rikthimin BEFASUES

Isa.Autor

Leave a Comment