Futboll Sport

Vidal i irrituar me Bayern-in, ja çfarë shkruan futbollisti nga Kili

Shefi ekzekutiv i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge, ka zbuluar se klubi është i hapur për largimin e mesfushorit Arturo Vidal gjatë verës, duke e nxitur kilianin të reagojë në rrjetet sociale.

“Ai duhet të vendosë vetë për të ardhmen”, tha Rummenigge në Filadelfia, ku Bayern është duke marrë pjesë në International Champions Cup.

Komentet e Rummenigges ishin mesazh i qartë për t’ia treguar derën mesfushorit me përvojë. “Ai e ka vetëm edhe një vit në kontratë, dhe nëse dëshiron kontratë afatgjate, atëherë duhet ta kërkojë diku tjetër”, ka shtuar ai.

Vidal nuk ka humbur kohë në reagimin e tij ndaj këtyre komenteve.

“Cilësitë nuk vyshken kurrë. Duke u forcuar çdo ditë dhe i etur për të vazhduar me fitimin e gjërave të rëndësishme”, shkroi Vidal.

Related posts

LUHEN DY PËRBALLJE PËR MILIONA EURO/ Inter dhe Milan, gjithçka ose asgjë në 90 minutat e fundit

Delo.autor

BOCA JUNIORS FITOI TITULLIN KAMPION/ Tevez puth në buzë Maradonën për… fat (VIDEO)

Delo.autor

Lacio gati për një afrim tjetër, Igli Tare hedh sytë nga lojtari SHQIPTARË

Isa.Autor

Leave a Comment