Futboll La Liga

Ilir Meta dedikim special për ditëlindjen e Lorik Canës

Presidenti i Republikës, Ilir Meta e ka nisur ditën e sotme me një urim special.

Lorik Cana ka ditëlindjen dhe Meta ka përzgjedhur disa fjalë të veçanta për ish-kapitenin e Kombëtares shqiptare.

“Mirëmëngjes të dashur miq! Kam kënaqësinë ta nis ditën me një urim të përzemërt për një njeri të veçantë e të dashur për të gjithë shqiptarët kudo ku jetojnë.

Sot në ditëlindjen e tij të 35 i uroj Lorik Canës kapitenit tonë kuq e zi që udhëhoqi kombëtaren tonë drejt arritjes më të madhe historike të kualifikimit në Europianin 2016 edhe të paktën 93 vite të tjera të lumtura e me suksese ashtu si 93 ndeshjet qe ai luajti plot pasion për kombëtaren tonë.

Urime edhe familjes së mrekullueshme të Lorikut që e ka mbështetur aq shumë në sakrificat dhe arritjet e tij”, shkroi ai në rrjetet sociale.

 

Related posts

CAS REFUZON APELIMIN E LA LIGA-S/ Presidenti Tebas kërkon të shtyhen dy ndeshje. Ja çfarë pritet të ndodhë…

Delo.autor

Flamurtari-Duro, binomi ideal për të fituar me rezultat minimal

Q.Autor

Milan-Torino pa gola/ Paqueta mërzitet, Galliani shfryn. Gazidis duart në… (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment