Futboll Sport

Vllaznia – Hasan Lika: Jam gati të marrë drejtimin e skuadrës

Hasan Lika pritet të marrë drejtimin e skuadrës së Vllaznisë për sezonin e ri 2018/19. Ish-trajneri i Lufëtarit të gjirokastrës, që tashmë është pa ekip, ka konfirmuar për Telesport se ka nisur bisedimet për me drejtuesit e rinj të Vllaznisë për të marrë drejtimin e skuadrës. Hasan Lika u shpreh se ka rënë dakord në parim, duke i thënë “po” dëshirës së shkodranëve për të pasur atë si trajner në sezonin e ri, ku Vllaznia do të luaj në Kategorinë e Parë.

Marrëveshja përfundimtare pritet të mbyllet vetëm në ditët në vijim, pasi mbetet në dorën e drejtuesve të klubit që të vendosin përfundimisht. Hasan Lika është një emër me vlera në futbollin shqiptar si trajner. Sezonin që sapo lam pas ai udhëhoqi Luftëtarin me një sukses të jashtëzakonshëm duke e renditur të tretin në kampionat.

Si rrjedhojë skuadra gjirokastrite siguroi një pjesëmarrje historike në Ligën e Europës, ndonëse debutimi zhgënjeu të gjithë tifozët dhe futbolldashësit. Hasan Lika ka drejtuar gjatë karrierës së tij si trajner shumë ekipe të Superligës shqiptare. Emri i tij në krye të Vllaznisë është një përzgjedhje, që jep shpresë për një rikthim të shpejt të Vllaznisë në elitën e futbollit shqiptar, pasi këtë sezon ra nga Superioria.

Related posts

PRITET TË GAROJË NË LOJËRAT OLIMPIKE/ Rekordmenia e atletikës, Luiza Gega: Synoj kualifikimin në finale

Delo.autor

Guardiola, pas humbjes në derbi: Mendoj vetëm për Liverpool

Sadik.Autor

E KRYER/ Sot firma në kontratë, sulmuesi i Interit arrin akordin me skuadrën e…

F.autor

Leave a Comment