Futboll Seria A

Formacionet e mundshme për supersfidën, Juve – Milan

Juventus dhe Milan do të luajnë sonte në orën 20:45 në kuadër të javës së 30-të të Serie A. Bardhezinjtë kërkojnë me patjetër fitoren duke ditur rezultatin e ndeshjes Sassuolo – Napoli që luan para tyre në orën 18:00.

Milan do të zbresë në fushë me Bonuccin e rikthyer ndërsa Higuain vjen paksa i “tronditur” nga humbja e turpshme që pësoi kombëtarja e tij në miqësoren e luajtur pak ditë më parë ndaj Argjentinës.

Bonucci kthehet në Torino si një kundërshtar, pasi ka fituar gjashtë herë kampionatin, tre herë Kupën dhe Super Kupën.

Kjo sfidë i paraprin finales së Kupës së Italisë më 9 maj por nga ana tjetër do të jetë një përballje tejet e vështirë për trajnerin Allegri, i cili duhet të përgatisë skuadrën edhe për të martën. “Zonja e Vjetër” do të luajë në “Allianz Stadium” ndaj madrilenëve të udhëhequr nga Zidane në kuadër të fazës çerekfinale të Champions League. Ndërkohë që trajneri Gatusso duhet të bëhet gati për derbin e 4 prillit që do të luajë ndaj Inter.

Sportmediaset ka publikuar formacionet e mundshme për takimin e mbrëmjes së sotme, Juventus – Milan.

JUVENTUS (4-3-2-1): Buffon; Lichtsteiner, Benatia, Chiellini, Asamoah; Khedira, Pjanic, Matuidi; Douglas Costa, Dybala; Higuain.
Trajner: Allegri

MILAN (4-3-3): Donnarumma; Calabria, Bonuçi, Romagnoli, Rodriguez; Kessie, Biglia, Bonaventura; Suso, Andrè Silva, Calhanoglu.
Trajner: Gattuso

Related posts

ANALIZA NGA ANTONIO CONTE/ Italia e meritoi finalen, pa frikë kundër Anglisë

Delo.autor

“KOMBËTARJA I RIKTHEU DINJITETIN KOMBIT TONË”/ Veterani Buffon vë bast: Do i kalojmë të gjitha pritshmëritë

Delo.autor

ANDREA AGNELLI FESTON 45-VJETORIN/ Juventus i bën një urim special: Fitorja më e rëndësishme është…

Delo.autor

Leave a Comment