Futboll Sport

Vllaznia zgjedh administratorin e ri, një emër i njohur në krye të klubit shkodran

Suad Lici do të jetë administratori i ri i Vllaznisë. Është vetë klubi shkodran, që përmes një njoftimi në kanalin zyrtar bën me dije që ish-lojtari i njohur do të jetë në krye të kuqebluve.

Ish-futbollisti i kombëtares shqiptare ka marrë përsipër që të riorganizojë edhe njëherë skuadrën e Vllaznisë, e cila fatkeqësisht tashmë do të luajë në Kategorinë e Parë.

Njoftimi i klubit të Vllaznisë:

Klubi i Futbollit Vllaznia sh.a bën të ditur se pas shqyrtimit të disa kandidaturave, ka vendosur që në postin e administratorit të tij, të emërojë z. Suad Lici. Një emër i tillë natyrisht që është shumë i njohur nga i gjithë ambjenti sportiv shkodran dhe shqiptar, sepse kemi të bëjmë me një futbollist që ka lënë gjurmën e tij gjatë aktivizimit shumëvjeçar me Vllazninë, por edhe me kombëtaren shqiptare.

Nga ana tjetër, formimi i tij akademik dhe suksesi në sipërmarrjet e tij private, na bëjnë të besojmë se ai është zgjedhja e duhur për drejtimin e Klubit. I urojmë shumë sukses z. Lici për ta kthyer Vllazninë sa më shpejt në nivelet më të larta.

KF Vllaznia

 

Related posts

THELLOHET SKANDALI/ DALIN DETAJE TË REJA: Vajza që akuzon Ronaldon për përdhunim, tregon se…

Isa.Autor

E TURPSHME/ Trajneri PANUCCI “TËRBON” Ilda BEJLERIN, gazetarja SEKSI i AFROHET dhe…

Isa.Autor

PAS ZYRTARIZIMIT SI TRAJNER I RI I JUVENTUS/ Fillon epoka e Sarrit, tur në “Allianz” stadium (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment