Futboll Sport

Wenger gjithnjë e më larg Europës, ofertë nga përfaqësuesja aziatike

Arsene Wenger ende nuk ka gjetur skuadër të re. Edhe pse u përfol si njëri prej kandidatëve për të drejtuar Real Madridin sezonin e ri, Julen Lopetegui siguroi stolin e kampionëve në fuqi të Europës.

Por nga Lindja e Largët ka ardhur një ofertë për 68-vjeçarin . Federata Japoneze i ka ofruar ish-teknikut veteran të Arsenalit “timonin” e kombëtares pas skualifikimit në 1/16 në Botërorin e fundit. Trajneri aktual Akira Nishino ka vetëm një muaj kontratë me përfaqësuesen dhe Wenger vlerësohet maksimalisht në vend.

Francezi ka patur një eksperiencë të paharrueshme në futbollin japonez në vitet ’90 kur drejtonte Nagoya Grampus Eight. Ndërsa ekipet europiane kanë gjetur thuajse të gjitha trajner, mundësitë për të drejtuar një klub janë në Kinë, ku pagesa është marramendëse.

Related posts

FOTO/ ‘Ylli’ i Chelseas aksidentohet gjatë rrugës për në stadium

Q.Autor

NUK “KURSEHET”/ Georgina Rodriguez i bën dhurata luksoze vajzës së Alvaro Moratës (FOTO)

F.autor

DERBI I MADONINËS NË MERKATO/ Inter dhe “Kuqezinjtë” kërkojnë “fantazistin” gjerman…

Delo.autor

Leave a Comment